Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka ndarë pamjet nga zjarri që pushtoi mbrëmjen e djeshme tunelin e Kalimashit.
Me anë të një postimi, ai i drejtohet Zotit duke i kërkuar që ta ruajë dhe atë pak pjesë të Shqipërisë, që sipas tij ka mbetur nga babëzia e njerëzve.
Postimi i plotë:
“O ZOT RUAJE EDHE ATË PAK SHQIPËRI QË KA MBETËO Zot ruaje edhe at pak Shqipëri që ka mbetë nga babëzia e njerëzve që e kanë shky e hangër ndër vite!Ruaje edhe at pak vend që na ka mbetë nga pangopësia e hienave që kanë uzurpuar Shqipërinë e çdo ditë e zhvasin pa mëshirë tui na thanë me propagandën e tyne se po e bëjnë për të ardhmen e saj.Ruaje kët copë tokë e këto filiza pemësh, pasi pyjet me kohë i ka pas hangër nama e zezë e dorës vrastare të njeriut të pangishëm.Vene dorën tënde o Zot e na ndihmo t’i ndalim këto zjarre që dora e mallkume e qenieve me fytyrë njerëzore, por që s’u ka mbetur aspak arsye brenda tyre, i ka ndezur…Ki mëshirë për ne e na ndihmo o Zot!”
/Priza.al/