Vatra e zjarrit në Dukat të Vlorës ka shkrumbuar mbrëmjen e djeshme një numër të madh rrënjë ullishteje.
Burime për median bëjnë me dije se mbi 300 rrënjë ullishte janë djegur, ndërsa mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Mësohet se për momentin zjarri është vënë nën kontroll dhe se nuk përbën rrezik për banesat.
Raportohet se flakët kanë qenë të përmasave të mëdha por u vu nën kontroll nga zjarrfikësit.