Zjarri në Gjirokastër/ Dërgohet i asfiksuar në spital ushtari i forcave të armatosura

Një ushtar i forcave të armatosura është dërguar në gjendje asfiksie drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, pasi ishte i përfshirë në operacionin e ndërhyrjes duke luftuar flakët në fshatin  Krinë, Njësia Administrative Antigone, Bashkia Gjirokastër.

Mësohet se gjendja e ushtarit është e rëndë. Ndërkohë, drejt Tiranës është nisur me urgjencë bashkëshortja e Andrea Haxhiajt, i cili humbi jetën ditën e sotme si pasojë e flakëve në fshatin “Asim Zeneli”.  Gruaja po dërgohet drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *