Ishulli i Sazanit është në luftë me flakët për më shumë se 24 orë tashmë.
Mësohet se mbi 80 80 efektivë të ushtrisë, zjarrfikësve dhe zonave të mbrojtura janë duke punuar intensivisht për shuarjen e zjarrit, por mesa duket ende nuk kanë arritur dot ta vendosin në kontroll ende.
Rreziku më i madh për ata që po shuajnë zjarrin janë municionet e ngelura nga viti 1997 të cilat mund të shpërthejnë. Megjithatë operacioni vijon ende për shuarjen e flakëve.