Zjarri në Karaburun, ministri Peleshi: Neutralizohen flakët në Delisuf dhe Dukat

Drejt Karaburunit të Vlorës kanë shkuar dy helikopterë, që po punojnë për neutralizimin e situatës, e cila vijon prej ditësh e rënduar, duke shkrumbuar sipërfaqe të tëra toke.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në “Facebook” se trupat kanë ndërhyrë edhe në fshatin Dukat të Vlorës, duke reduktuar zjarrin.

“Neutralizohet plotësisht zjarri në Delisuf, ndërkohë që ndërhyrja e trupave mbi fshatin Dukat ka mundësuar reduktimin e zjarrit dhe eleminimin e rrezikut të banesave”, shkruan ministri Peleshi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *