Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën e zjarrit në fshatin Fushë Grudë, Malësi e Madhe.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Berisha ka ndarë edhe pamjet nga vendi i ngjarjes teksa shkruan se janë djegur dhjetëra shtëpi.
“Zjarri djeg dhjetëra shtëpi në fshatin Fushë Grudë, Malësi e Madhe! Ndërhyrja tejet e vonuar! Turp”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se në vend këtë të martë janë raportuar 34 vatra zjarri, ku 9 prej tyre janë ende aktive.