Intensiteti i flakëve në Malin e Thatë në Pustec ka rënë. Vatrat e zjarrit janë të veçuara nga njëra-tjetra dhe po mbahen nën kontroll.
Pas orës 10 të mëngjesit do të shikohet nëse do të ketë ndërhyrje nga ajri. Sipërfaqja e djegur është afërsisht 200 hektarë, ku pjesa më e madhe janë kullota dhe pjesa tjetër me kurorë të gjelbërt.
Zjarri ndodhet larg nga zonat e banuara dhe nuk përbën rrezik.
Ditën e sotme në ndihmë kanë ardhur rreth 70 forca të shërbimit të MZSH-ve, të Forcave të Armatosura te Repartit Ushtarak Drenovë (Korçë), atyre të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor, etj.