Zjarri në Malin e Tomorrit/ Artan Hoxha nxjerr fotografitë: Si po digjet mali i shenjtë i Bektashinjve

Persona të paindetifikuar i kanë vënë zjarrin kurorës me pisha në malin e Tomorrit dhe prej 8-orësh pylli ndodhet nën pushtetin e tymit e flakëve.

Zjarri ka marë përmasa të mëdha, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme.

Bashkia e Poliçanit ka kërkuar ndërhyrjen e mjeteve nga ajri për të shuar flakët, ndërkohë që shumë forca zjarrëfikësish dhe policie kanë shkuar në këmbë drejt zonës për ta neutraluzuar zjarrin me mjete rrethanore.

Mësohet se zjarri ka rënë fillimisht në zonën e sipërme të fshatit Lybeshë dhe më pas është shtrirë drejt pyllit me pisha në Malin e Tomorrit.

Pas presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, ka reaguar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ai ka ndarë disa foto nga ajo që po ndodh në malin e Tomorit duke i cilësuar pamjet apokaliptike.

Pamje apokaliptike….Nuk eshte tymi i vullkanit në malin e Vezuvit, nuk jane as re vere mbi Malin e Tomorrit.

Eshte tymi i zjarrit qe po djeg Malin e Shenjte të Bektashinjve, fotografuar nga autostrada Tirane-Elbasan… E keqja nuk paska fund…” shkruan Artan Hoxha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *