Zjarri në Pishporo, digjen 500 Ha sipërfaqe pyjore

Në ditën e pestë të betejës me flakët në masivin pyjor të Pishporos situata sa vjen e përkeqësohet. Era e fortë ka aktivizuar të gjitha vatrat e zjarrit, ndërkohë që forcat e armatosura janë tërhequr në pamundësi operimi.

Në terren për të monitoruar situatën ka zbritur dhe kreu i emergjencave civile, Haki Çako i cili tha se sot janë duke operuar me mjete të tjera si buldozer, ndërkohë që theksoi se qëllimi është që zjarri të mbahet larg zonave të banuara.

Ndërkohë prefekti i qarkut Fier, Lefter Shehaj tha se është djegur një sipërfaqe prej 500 HA sipërfaqe pyjore me pisha në zonën e mbrojtur, ndërkohë që forcat janë afruar pranë zonës së banuar për të vënë nën kontroll arrat e mbjella dhe banesat.

“Zona është e mbrojtur, kjo situatë ka 5 ditë që po e ndjekim. Kemi aktivizuar mjete zjarrfikësve. Zjarri është në kurorë, që na ka vështirësuar shumë punën në terren. Kemi tërhequr edhe efektivë herë pas herë pasi rrezikohej jeta e tyre nga zjarri. Banesat, stanet kanë qenë prioriteti ynë. Kemi ndërhyrë edhe gjatë natës. Aktualisht nuk kemi problematikë. Ne kemi aktivizuar të gjitha kapacitetet tona me zjarrfikëset”, tha prefekti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *