Zjarri në qendrën tregtare/ Tirana u mbush me tym kimik, në ndihmë të zjarrfikësve thirret ushtria

Prej më shumë se 24 orësh Tirana është mbuluar nga një re tymi kimik, që ka dalë si pasojë e zjarrit të rënë në një magazinë të një qendre tregtare, në periferi të kryeqytetit.

Nga raportimet që kanë ardhur pasdite nga mediat, situata vazhdon të jetë e rënduar në magazinën e qendrës tregtare në Tiranë, ku që prej pasdites të djeshme flakët dhe tymi nuk janë ndalur me gjithë punën e madhe të zjarrfikësve.

Pavarësisht punës së zjarrfikësve, këta të fundit nuk kanë mundur të vendosin situatën në kontroll. Për këtë qëllim në orët e pasdites së sotme janë thirrur në ndihmë edhe ushtria, që ka ofruar ndihmën e saj duke dërguar dy grupe të specializuara për ndërhyrjet në rastet e zjarrit.

Ushtrisë i është kërkuar ndihmë nga forcat zjarrfikëse dhe i janë bashkuar kërkimit dhe vënies në kontroll të situatës.

Ndërkohë që mbetet ende i paqartë fati i shefit të rojeve të sigurisë në këtë objekt, shtetasit Arjan Sela, që në momentin e rënies së zjarrit u fut në brendësi të objektit për të mos dalë më nga aty.

Ndërsa nuk dihet nëse ka edhe persona të tjerë të mbetur të bllokuar në objekt.

Magazina ka marrë flakë ditën e djeshme, ku Arjan Sala, ka mbetur brenda saj, dhe deri më tani nuk ka asnjë shenjë se ku mund të jetë ai.

Policia që prej ditës së djeshme po vijon kërkimet, por që për fat të keq ende pa rezultat. Sakaq familjarët sot, kanë bërë apel shtetit që ta gjejnë, qoftë gjallë ose vdekur.

/Priza.al/

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *