Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë që prej pasdites të së hënës, në masivin pyjor të Repsit në Mirditë.
Si pasojë e erës flaket janë përhapur në disa drejtime dhe për pasojë zjarrfikësit nuk ja kanë dalë të marrin nën koktroll situatën.
Mësohet se në terren kanë mbërritur dhe 50 ushtarë, të cilët me mjete rrethanore po punojnë për shuarjen e zjarrit.