Zjarri në Sazan/ Niko Peleshi tek Open: Nuk është djegur e gjithë Shqipëria, helikopterët tanë s’do bënin dot punë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Open” në News24 ka deklaruar se një përqindje e vogël e bimësisë në Sazan është djegur. Peleshi tha edhe se po bëhet e madhe çështja duke shtuar se nuk është djegur e gjithë Shqipëria.

Sipas Peleshit, edhe sikur të ishin 4 helikopterët në Shqipëri, ata s’do të bënin dot punë për fikjen e zjarrit.

“Ata fikin zjarret se shtrojnë çështjet. Është një përqindje e vogël e Sazanit që është djegur, nuk është djegur gjithë Shqipëria. Ju thoni se ministri duhej të ndërpriste takimin jashtë.. të lutem tani. Nuk është çështje e një helikopteri . Një helikopter që do të ngrihej, s’do të bënte punë. Ai që u ngrit sot ishte avion canader, 50 mln euro. se kemi mundësinë që të bëjmë një të tillë.”, tha Peleshi.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *