Nisja e sezonit veror sjell rritjen e temperaturave duke krijuar në këtë mënyrë kushte të favorshme për rënien e zjarreve. Ditën e sotme raportohet në ishull Lezhë, Shëngjin se një banesë në pronësi të shtetasit Rexhep Curri, është përfshirë nga flakët. Tymi i zi ka mbuluar zonën rreth e rrotull.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve. Gjatë shuarjes së flakëve, një zjarrfikës ka rrezikuar jetën, teksa i është shembur sipër një pjesë e tavanit. I bllokuar nën rrënoja, ai është shpëtuar nga kolegu tij, pasi e ka tërhequr zvarrë duke e nxjerrë nga flakët.
Zjarrfikësi, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, ka marrë dëmtime gjatë ndërhyrjes dhe është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.