Janë zbardhur të tjera detaje mbi zjarrin e rënë në senatoriumin e Korçës. Burime bëjnë me dije se shkaku i zjarrit ka qenë ndezja e cigares nga ana e pacienti me iniciale B.D., 62 vjeç. Sipas ekspertëve cigarja e ndezur ka rënë në kontakt me maskën e oksigjenit, e cila ka qenë afër pacientit dhe për pasojë ka çuar në ndezjen e flakëve brenda ambjenteve të spitalit.
Ndërkohë që bëhet e ditur se pacienti ka marrë plagë të lehta djegie dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Priza.al