Zjarri në spitalin e Tetovës, përveç se ka shkaktuar një numër të madh viktimash, ka shkaktuar edhe probleme dhe ‘turbulenca’ tek zyrtarët mjekësorë të shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.
Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen drejtori i spitalit të Tetovës dhe Zëvëndësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani. Papritur edhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së qeverisë, ka bërë me dije dorëheqjen e tij.
Edhe ai si të gjithë kolegët e tij të dorëhequr, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër.
Para 2 ditësh në spitalin e Tetovës humbën jetën 14 pacientë të shtuar me Covid në spitalin modular të Tetovës, si shkak i rënies së zjarrit në objekt. Deri më tani, për këtë, nuk është vënë akoma asnjë person para përgjegjësisë.
/Priza.al/