Ditën e sotme vatra e zjarrit në lagjen Kaprre të Thethit është riaktivizuar përsëri për shkak të erës së fortë. Edhe pse mbrëmjen e djeshme ka rënë shi përsëri nuk janë shuar plotësisht vatrat e zjarrit.
Në ndihmë për shuarjen e zjarrit janë aktivizuar forcat zjarrfikëse, punonjës të njësisë Shalë dhe specialistë të Shërbimit Pyjor.
Ndërsa strukturat e emergjencave civile dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë në koordinimin për monitorimin e situatës në mënyrë që flakët e zjarrit të mos përfshijnë zonën e banuar. Një ditë më parë banorët kërkuan edhe ndërhyrjen nga ajri me avionë apo helikopterë për shuarjen e plotë të flakëve të zjarrit.