Zjarri në Tiranë/ Drejtori i zjarrfikësve: Biznesi nuk ka respektuar masat, e vështirë fikja e flakëve

Drejtori i zjarrfikësve, Shkëlqim Goxhaj, kritikoi biznesin në të cilin ka rënë zjarri sot në Qytet Studenti në Tiranë për mosmarrjen e masave kundër zjarrit. Ai tha se kjo e bën shumë të rrezikshme punën.

“Zjarri ka qenë i vështirë për shkak të materialeve. Pronari nuk ka vepruar mirë për ruajtjen nga zjarri. Bëj thirrje për bizneset që katet nën tokë mos të bëhet destinacion, sepse fikja e zjarrit bëhet e rrezikshme. Pavarësisht boteve të shumta te ujit ende nuk është fikur zjarrin”, tha Goxhaj.

Ndërsa drejtori i Komisariatit nr. 1 në Tiranë Bujar Mehmeti ka thënë se ende nuk dihen shkaqet dhe se s’ka ndonjë të dhënë për zjarr vënie të qëllimshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *