Një zjarr i madh ka rënë tek tregu industrial në Durrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në këtë ditë të parë të ndërrimit të viteve teksa 10 dyqane janë shkrumbuar nga flakët.
Për shkak të zjarrit janë djegur disa dyqane duke shkaktuar dëme të shumta materiale, teksa e gjithë zona ka qenë e mbuluar nga tymi i dendur.
Raportohet se ka qenë ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve që ka vënë flakët nën kontroll, pasi rrezikonin të përhapeshin edhe në banesat aty pranë. Në operacionin për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë zjarrfikësit e Durrësit dhe ata të portit.
Dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar endacakë kanë ndezur një zjarr jashtë murit rrethues për tu ngrohur, i cili është shpërndarë brenda tregut.