Shtetasi Marjo Sinani, i arrestuar për djegien e zyrës së noterit është rrëfyer përpara hetuesve ku dhe ka pohuar emrin e personit që porositi dhe e pagoi për “punën” që do bënte.
Kujtojmë se Sinani është arrestua më 7 qershorit ku dyshimet ishin se ai është paguar nga persona të tjerë për të djegur zyrën e noterit. Ndaj dhe policia e ka marrë në pyetje për zbardhjen e personave që mund ta kenë paguar.
Mbi bazën e provave të siguruara nga policia, Sinani ka pranuar të bashkëpunojë ne lidhje me hetimet, i cili është ndjekur në një dinamikë të shpejtë nga grupi hetimor.