Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Rëmenj të Pogradecit, dhe më pas është vënë në kontroll nga zjarrëfikësja.
Policia e Pogradecit në një njoftim zyrtar, ka deklaruar se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por zjarri ka shkaktuar dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 06.07.2022, rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në fshatin Rëmenj, Pogradec, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., rreth 38 vjeç. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, ku falë ndërhyrjes së tyre zjarri u vu nën kontroll. Nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.