Policia ka reaguar pak më parë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Institut, ku një pallat është shkrumbuar nga flakët.
Policia bën me dije se zjarri ka rënë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, në katin e fundit të një banese tre katëshe.
Njoftimi i policisë:
Me datë 30.05.2022, në Institut, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në katin e fundit të një banese tre katëshe dhe ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes