Një banesë është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme në Lushnjë, ku si pasojë e zjarrit, një 68-vjeçar ka marrë plagë në trup.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë.
“Në banesën e shtetasit P. M., 68 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë ka marrë djegie në trup shtetasi P. M. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.