Zjarrvëniet e qëllimshme, Peleshi paralajmëron piromanët: Dënimi deri në 15 vite burg

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, përgëzon punën e Policisë së Shtetit, që ka arritur të zbulojë 55 raste të zjarrvënies së qëllimshme.

Peleshi nënvizon se zjarrvënia në pyje sipas Kodit Penal dënohet deri në 15 vite burg.

“Përgëzime Policisë së Shtetit, e cila ka mundur të zbulojë 55 raste të zjarrvënies së qëllimshme në territorin e vendit, në pyje, ullishta e zona të gjelbërta. Zjarrvënia në pyje, sipas ndryshimeve të reja në Kodin Penal dënohet deri në 15 vjet burg“, evidenton Peleshi.

Ai garanton se “Forcat e Armatosura, Agjencia e Mbrojtjes Civile janë përherë të gatshme, në rastet kur kërkohet ndërhyrja e tyre nga autoritetet vendore. Me rëndësi janë sinjalizimi i hershëm, koordinimi dhe monitorimi i situatës për të shmangur emergjenca më të mëdha!”, përfundon Ministri i Mbrojtjes.

Arrestimi i efektivit Martin Nikolla, Balla zbarkon te Garda e Republikës: Raste të tilla të mos ndodhin më.
Lidhur me zjarrëvënien e qëllimshme vetëm dje, Policia e Shtetit evidentoi dhe ndaloi tre persona për akuzën e zjarrvënies.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *