Zjarrvëniet e qëllimshme, Rama: Ligji parashikon deri në 15 vjet burg, zbatojeni atë!

Kryeministri i Edi Rama ka ndarë në Facebook një rast të arrestimit të një piromani të pyjeve të vendit.

Bashkangjitur me fotot, Rama shkruan se ligji parashikon 15 vjet për këta lloj kriminelësh duke i bërë apel prokurorëve ta zbatojnë atë.

Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri ka komentuar rreth menaxhimit të situatë së zjarreve në vend, teksa është treguar i ashpër me prokurorët dhe gjykatësit e rretheve. Rama theksoi se ata kanë një qasje skandaloze sa i takon rasteve të zjarrëvënieve në vend.

Më tej ai shtoi se nuk duhen toleruar priomanët që shkatërrojnë pasuritë natyrore të vendit tonë.

Reagimi:

Një tjetër zjarrvënës i arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit dhe një tjetër arsye për ta përsëritur apelin ndaj prokurorëve e gjykatësve në rrethe, që të zbatojnë me përgjegjshmëri ligjin, i cili parashikon deri në 15 vjet burg për këtë soj kriminelësh.

Edhe njëherë përgëzime Policisë së Shtetit për punën shumë të mirë që po bën në këtë front të mbrojtjes së një pasurie kolosale, të krijuar nga breza të tërë për brezat e ardhshëm.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *