Zlatan Ibrahimoviç theu rekord me rikthimin e tij, ja për çfarë bëhet fjalë

Zlatan Ibrahimoviç ka vendosur një rekord me rikthimin e tij, pasi mbrëmjen e djeshme hyri në fushën e blertë për të luajtur në moshën 41-vjeçare. Kjo paraqitja e parë që kur iu nënshtrua një operacioni në gju në maj të vitit 2022, dhe menjëherë bëri histori.

41-vjeçari zëvendësoi Olivier Giroud me duartrokitje të vazhdueshme nga turma milaneze e San Siros gjatë ndeshjes së Serie A kundër Atalantës. Suedezi hyri në librat e historisë, duke u bërë lojtari më i vjetër i Milanit që ka luajtur në Serie A me 41 vjeç e 146 ditë.

Rekordi i mëparshëm ishte Alessandro ‘Billy’ Costacurta në moshën 41 vjeç e 25 ditë.

Ndeshja e fundit e Ibrahimovic në fanellën e kuqezinjve ishte fitorja 3-0 si mysafir ndaj Sassuolos më 22 maj 2022, ditën kur ata fituan Scudetton.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *