Zlatan kthehet në stërvitje me grupin, a po bëher gati për Milan-Verona?

Vjen dhe lajmi që Stefano Pioli dhe të gjithë tifozët e Milanit prisnin: Zlatan Ibrahimovic është kthyer në gjirin e kuqezinjve. Gjiganti suedez bëri të gjithë programin stërvitor sot në një grup me ekipin, ashtu si Kalabria dhe Krunic.

Prandaj, shpresat po rriten për ta parë atë në listën e lojtarëve të gatshëm për ndeshjen në “San Siro” kundër Veronës, e planifikuar për të shtunën, në orën 20:45.

Problemi me tendinën e Akilit, i cili e mbajti atë larg fushës, që nga ndeshja kundër Lazios e tutje, duket se është prapa tani.

Megjithatë në shtëpinë e kuqezinjve, emergjencat vazhdojnë të trajtohen: ditët e fundit kanë arritur “KO” i ri i Messias, ndërhyrja e Maignan në dorë dhe pozitiviteti i Theo Hernandez me Covid.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *