Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk ka përfunduar marrëveshjen për blerjen e ‘Twitter’ për një shumë prej 44 miliardë dollarësh (38.1 miliardë paund).
Ai shkroi në Twitter “zogu është liruar”, në një referencë të dukshme për mbylljen e marrëveshjes. Nga ana tjetëe ‘Twitter’ nuk e ka konfirmuar ende blerjen. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Agrawal, zyrtari kryesor financiar Ned Segal dhe drejtuesi më i lartë ligjor dhe politik i firmës, Vijaya Gadde, nuk janë më me kompani. Bashkëthemeluesi i Twitter, Biz Stone falënderoi Agrawal, Segal dhe zonjën Gadde për “kontributin e tyre kolektiv” në biznes.
Aksionet e platformës së mediave sociale do të pezullohen nga tregtimi të premten, sipas faqes së internetit të Bursës së Nju Jorkut. Musk tha se ai bleu platformën e mediave sociale për të ndihmuar njerëzimin dhe donte që “qytetërimi të kishte një shesh të përbashkët dixhital të qytetit.”