Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, tha në një intervistë televizive se ndërsa ndikimi ekonomik i luftës në Ukrainë është i ashpër për aleatët e saj, britanikët “numërojnë qindarkat” ndërsa ukrainasit “numërojnë viktima”.
E pyetur se çfarë mesazhi kishte për njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar që po përballen me rritjen e faturave të energjisë pjesërisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës ajo tha se:
“E kuptoj që situata është shumë e vështirë. Por më lejoni të kujtoj se në kohën e epidemisë Covid-19, dhe është ende me ne, kur pati rritje çmimesh, u prek edhe Ukraina. Çmimet po rriten edhe në Ukrainë. Por përveç kësaj njerëzit tanë vriten. Pra, kur filloni të numëroni qindarkat në llogarinë tuaj bankare ose në xhepin tuaj, ne bëjmë të njëjtën gjë dhe numërojmë viktimat tona”.