Kryeministri Edi Rama ka ndarë prapaskenat nga takimi i djeshëm me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Përmes një postimi në Facebook ai ka ndarë një video teksa i dhuron një vepër arti të cilën kryeministri e ka bërë vetë. Ajo që bie në sy është gjesti i Erdoganit, i cili sapo e sheh e pëlqen dhe do ta marrë në shtëpi.
Rama: E kam bërë vetë me këto duar. Jam artist serioz unë (qesh) Siç thashë, dua që të shkojë në shtëpi kjo. Se e kam parë që zonja e kupton më mirë artin tim. Këto janë nga pjekja.
Erdogan: Do ta marr në shtëpi, do ta vendos në vendin më të mirë. Do e marrim që tani.
Rama: Se kemi paketuar se është pak e rrezikshme, por ta mbajmë me kujdes. Faleminderit për këtë vazo.
Erdogan: Kjo është fundore prej sarajit që kemi në Stamboll, prej shqiptarëve.
/Priza.al/