Zonja, këto 4 mite për rrudhat nuk duhet t’iu shqetësojnë më!

Miti 1: Është shumë herët për injeksione botoksi për të trajtuar rrudhat

Në skajin tjetër të spektrit, mjekët thonë se nuk është kurrë herët të fillosh të mendosh se si të parandalosh formimin e rrudhave. Injeksionet me botoks mund të përdoren në mënyrë parandaluese pra në thelb mund të ‘ngrijmë’ një zonë para se të fillojnë të formohen rrudhat dhe vijat e holla duke përdorur sasi të vogla botoksi, ose ajo që njihet si baby botox.

 

Miti 2: Lëkura e yndyrshme është një mbrojtës natyral kundër rrudhave

Vetëm se keni lëkurë të yndyrshme nuk do të thotë se nuk do të rrudheni. Dermatologët shprehen se ndërsa kolagjeni është përgjegjës për mbajtjen e lëkurës suaj elastike dhe të fortë, sasia e yndyrës së prodhuar nuk ka lidhje me prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Duke marrë parasysh këtë, krijimi i një rutine ndaj kujdesit të lëkurës për balancimin e yndyrës është mënyra më e mirë për të adresuar në mënyrë efektive (dhe në mënyrë aktive) shqetësimet e plakjes së parakohshme.

 

Miti 3: Sapo fillojnë t’ju dalin rrudha, s’ka më kthim prapa

Nëse mendoni se ngaqë tashmë keni rrudha, është tepër vonë për të punuar në mënyrë aktive për t’i parandaluar ato, e keni gabim. Ekzistojnë disa mënyra për të rinovuar lëkurën duke minimizuar shfaqjen e rrudhave dhe vijave të holla. Këtu përfshihen trajtime estetike që e bëjnë lëkurën të duket dhe të ndjehet e lëmuar, rinore dhe rrezatuese.

 

Miti 4: Nëse ka re në qiell, nuk ka nevojë për krem dielli për të shmangur rrezet UV dhe për t’u mbrojtur nga rrudhat

Pa marrë parasysh motin, stinën ose kohën kur kaloni jashtë, aplikimi (të paktën) i një shtrese të vetme SPF është absolutisht thelbësor – veçanërisht nëse qëllimi juaj është për të parandaluar krijimin e vijave të holla dhe rrudhave. Ekspozimi i zgjatur ndaj rrezeve UV të diellit (madje edhe përmes një dritareje zyre ose në ditë me re) mund të çojë në shenja të plakjes përtej rrudhave, përfshirë njollat e diellit dhe zhvillimin e kancerit të lëkurës. Mos harroni, kjo vlen edhe për duart dhe zonën e qafës, nëse doni t’i mbroni nga plakja e parakohshme!

Burimi i shkrimit: Bright Side

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *