“Zoti e ruajttë Mbretin” Charles III kurorëzohet zyrtarisht!

Charles III është kurorëzuar zyrtarisht. Kurora e Shën Eduardit i është vendosur mbi kokë nga Kryepeshkopi i Canterbury Justin Welby. Kjo është pjesa më e rëndësishme e shërbimit të kurorëzimit.

Ndërsa përgatitej ta bënte këtë, Uelbi tha: “Mbreti i mbretërve dhe Zot i zotërve, bekoje, të lutemi, këtë kurorë, dhe kështu shenjtëro shërbëtorin tënd Charles, mbi kokën e të cilit sot e vendos atë si një shenjë madhështie mbretërore, që ai të kurorëzohet me favorin tënd të hirshëm dhe të mbushet me hir të bollshëm dhe të gjitha virtytet princërore; nëpërmjet atij që jeton dhe mbretëron mbi të gjitha gjërat, një Perëndi i vetëm, botë pa fund. Amen.”

Pasi kurorëzoi Mbretin, Welby tha: “Zoti e ruajttë mbretin”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *