Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë ditën e djeshme. Ata u bekuan me një vajzë të cilën e quajtën Marget, që në fakt është një bashkim i emrave të tyre.
Si moderatorja, ashtu edhe këngëtari kanë ndarë foton e parë me Marget, edhe pse fytyra e saj nuk duket. Ata kanë postuar një foto ku mbajnë në duart e tyre, dorën e vogël të Marget.
Në postimin e ndarë në Instagram të dy shkruajnë:
“Faleminderit Zotit qe na bekoi me nje engjell si ti, Jeta jone. MARGET SELIMI
24/11/2021”
Luana Vjollca ishte ajo që reagoi e para për lajmin e bukur dhe u shpreh mjaft e lumtur pasi u bë teze.
“Ndjesia më e mirë në botë”, shkruan ajo në një postim në Instastory.
/Priza.al/