Presidenti Ilir Meta ka premtuar sot se do të bëjë të mundur miratimin e ligjit për Referendum.
Në një konferencë për shtyp, Meta tha se kjo është ajo që duhet bërë, si dhe do jetë vetë populli ai që do vendosë.
“Do bëjmë të mundur ligjin për Referendumet. Kjo është kryesorja. Pastaj kjo do të jetë instrumenti që populli do e përdor sa herë t’ju dojë qejfi. Kur shikon se politikanët nuk e bëjnë detyrën. Sovrani mbledh firmat dhe i palos. Populli vetë do të bëhet edhe politik bërës përveçse ndëshkues. Nëse qeveria punon mirë populli s’ka nevojë për referendum. Por Referendumi do bëhet me se nuk bën. Do bashkëpunoj me të gjithë pa asnjë paragjykim. Është ora të bashkohemi me këtë çështje”, tha ai.