Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, premtoi të përshpejtojë rrugën e vendit të tij drejt anëtarësimit në BE dhe të qëndrojë në linjën e saj politike ndaj Rusisë në lidhje me Ukrainën, si dhe të përpiqetkoso për lidhje më të forta me Serbinë dhe fqinjët e tjerë ballkanikë.
“Një nga prioritetet kyçe të politikës së jashtme për Malin e Zi, si dhe për mua si president i ri i vendit, do të jetë përshpejtimi i anëtarësimit të vendit në BE, në mënyrë që, me shpresë, Mali i Zi të bëhet anëtari i ardhshëm i BE-së në të ardhmen gjatë mandatit tim”, tha Milatoviç në një intervistë, shkruajnë mediat malazeze.
Milatoviç tha se ndër arsyet kryesore për humbjen e Milo Gjukanoviçit ishin sundimi i tij afatgjatë, si dhe akuzat për korrupsion të përhapur gjatë sundimit të tij.
“Kjo është arsyeja pse ne na pëlqen të themi se kemi mundur një nga diktatorët e fundit në Evropë. Prandaj unë vërtet besoj se fitorja në këtë shtet të vogël ballkanik është gjithashtu një fitore e madhe evropiane, një fitore e vlerave evropiane,” tha Milatoviç në një intervistë pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, 2 prill.
Kjo ishte humbja e parë e Gjukanoviçit në zgjedhje që kur ai hyri në politikë në ish-republikën jugosllave në fillim të viteve 1990 dhe që prej atëherë ka pasur akuza ndaj tij për korrupsion, akuza të cilat ai i ka mohuar.
Por gjatë intervistës së dhënë presidenti i ri malazez ka theksuar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Malit të Zi janë përkeqësuar që prej se Gjukanoviç nxori vendin nga bashkimi me Serbinë në 2006 dhe më vonë e anëtarësoi atë në NATO në vitin 2017.
Për këtë arsye, Milatoviç tha se do të përmirësonte marrëdhëniet me Serbinë. Ndërsa sa i takon qëndrimit ndaj Rusisë, ai u shpreh se Mali i Zi është në koherencë të plotë me politikën e jashtme të BE-së.