Zv/ambasadori i ri amerikan në Tiranë: Ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar

“Ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar. Këtë e kërkon populli shqiptar”.

Kështu është shprehur zëvendësambasadori amerikan në Tiranë, Demian Smith, i cili ka marrë detyrën vetëm një javë më parë, në Aktivitetin për Përfundimin e Trajnimit të FBI-së nga Kandidatët për Hetues të BKH-së. Të hënën fillojnë zyrtarisht detyrën 28 hetuesit e BKH që kanë përfunduar trajnimin.

“Sot, kur të ecni nëpër këtë platformë, do të merrni certifikatën e diplomimit tuaj. Do të bëheni hetues të BKH-së. Nga 700 kandidatë, ju jeni të 27-ët që ia dolët mbanë, jeni më të mirët e më të mirëve. Vendi juaj ka nevojë për ju, do të hetoni disa nga krimet më të rëndësishme në këtë vend – korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ju jeni shembull guximi dhe përkushtimi që bëtë përpara për t’i shërbyer vendit tuaj gjatë kësaj kohe të rëndësishme.

Sipas numrit dy të Ambasadës Amerikane, ky i sotmi, ishte një hap i rëndësishëm përpara në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BKH theksoi Smith do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë.

“Shqipëria ka ngritur tashmë që të dy institucionet që përbëjnë SPAK-un – Prokurorinë e Posaçme dhe BKH-në. Prokuroria e Posaçme ka qenë duke punuar pa ju, por tashmë ju do të bashkoni forcat kundër korrupsionit dhe krimit. Vetëm me BKH-në, me të gjithë ju, SPAK-u do të jetë një sukses i plotë. Qëndroni pjesë e luftës. Partnerët tuaj rreth e rrotull botës mund të hedhin dritë mbi aktorët e këqij, por do të jetë SPAK-u që do të bëjë punën e vështirë: hetimin dhe ndjekjen penale, duke punuar dorë për dorë për të përmbysur korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ndërsa dilni nga ky diplomim, ju do të jeni pjesë e një kapitulli të ri të institucioneve të pavarura, të besuara, efikase dhe të besueshme të gjyqësorit. I sotmi është një hap i rëndësishëm përpara në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë. Ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar. Këtë e kërkon populli shqiptar”, tha Smith,  duke iu drejtuar kandidatëve për hetues të BKH-së, në aktivitetin për përfundimin e programit të trajnimit të FBI-së.

Smith ka ardhurnë Shqipëri një javë më parë dhe siç tregoi vetë, kjo ishte veprimtaria e tij e parë zyrtare jashtë Ambasade. Në fjalimin e tij, ndër të tjera ai u tha kandidatëve për hetues të BKH se pas daljes nga trajnimi, ata do të jenë  pjesë e një kapitulli të ri të” institucioneve të pavarura, të besuara, efikase dhe të besueshme të gjyqësorit”.

Më parë, Smith  ka shërbyer si Zv. Ambasador në Detyrë dhe Këshilltar Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA në Uellington, Zelandën e Re, duke mbikëqyrur partneritetin tonë të ngushtë dhe ndihmuar në udhëheqjen e Misionit të SHBA-së përgjatë sulmeve të tmerrshme terroriste në xhaminë Christchurch dhe një shpërthimi vullkanik etj. Jashtë vendit, ai ka shërbyer në Tailandë, Serbi dhe Indi. Zv.ambasadori flet shqip, serbisht dhe spanjisht, si dhe pak frëngjisht dhe gjermanisht.

FBI-ja filloi gjithashtu me një klasë të vogël të diplomuarish. Në fillim të shekullit të 20 -të, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara nuk kishte agjentët e vet të ligjzbatimit. Në vitin 1908, Kongresi krijoi Byronë e Hetimit.

Klasa e parë e FBI-së ishte vetëm me 34 agjentë. Që nga ai fillim modest, FBI-ja është bërë një agjenci e domosdoshme që e mban vendin tonë të sigurt dhe që mbron institucionet tona demokratike. Ekziston një arsye për suksesin e FBI-së: burra dhe gra të përkushtuar që punojnë çdo ditë për të mbështetur misionin e FBI-së.

Ashtu si klasa e parë e agjentëve të FBI, ju keni mundësinë unike për të ndihmuar në ndërtimin e një BKH më të fortë dhe më të aftë. Trashëgimia juaj, që do të bëhet pjesë e historisë krenare të Shqipërisë, do të jetë një kontribut i madh për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *