Mëngjesin e kësaj të mërkure, situata duket e qetë në veri të Kosovës ndonëse serbët janë mbledhur sërish për të protestuar për kryetarët shqiptarë në komunat me shumicë serbe.
Në Zveçan ata kanë shpalosur një flamur gjigant të Serbisë mbi 200 metra të gjatë ndërsa vunë edhe këngë nacionaliste serbe.
Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviq, përsëriti kërkesat e protestuesve që lidhen me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri.
Misioni i NATO-s, KFOR, ka ngritur tela me gjemba përreth godinës së komunës.