Ishte një ditë me diell në St. Gallen, në Zvicër, ku Teresa Scavelli, për të gjithë Terry, 46 vjeç, punonte si kujdestare fëmijësh. Me një përkushtim të veçantë për të mirën e të tjerëve, Terry e dinte kuptimin e “kujdesit” për dikë.
Ajo ishte duke pritur në dritare që gjashtë vjeçarja për të cilën ajo kujdesej të kthehej në shtëpi nga shkolla, të dilte nga autobusi, të kalonte rrugën. Ajo e pa nga lart teksa dilte te këndi me shoqen e saj, por Terry gjithashtu vuri re burrin që po i ndiqte.
Kështu zbriti menjëherë nëpër shkallë, i futi vajzat në shtëpi por burri i cili ishte me probleme psikologjike i ka ndjekur edhe brenda.
Pas kësaj dadoja ka marrë tiganin për ta goditur por forca e agresorit ishte shumë më e madhe dhe e ka qëlluar dhjetëra herë dadon, madje nuk ndalet kur policia e urdhëron që të ndalojë derisa e qëllojnë. Këto ishin momentet e fundit të Teresa Scavelli, dado zemër mirë e cila mbrojti me shpirt dy vajzat e mitura.
“Nëse do të ishte këtu përpara meje sot, do t’i thoja faleminderit. Faleminderit që na mësove çfarë është e mira dhe altruizmi. Ai i saj ishte një gjest heroik, vuri jetën e vajzave përpara të sajës. Ky ishte mësimi më i vyer që na dha: dashuria e pakushtëzuar për të tjerët”,- tha djali i saj Giussepe.
/Burimi: Corriere.it/Përshtati: Priza.al/