Policia e Cyrihut arrestoi një shpërndarës droge në Richterswil.
Pas arrestimit u sekuestruan disa qindra gramë lëndë narkotike, lëndë përzierëse dhe disa mijëra franga cash.
Në stacionin e trenit Richterswil, hetuesit nga policia kantonale vëzhguan tre persona që merreshin me narkotikë. Në kontrollin e mëpasshëm të blerësit 39-vjeçar nga Zvicra, policia ka gjetur 10 gramë heroinë.
Nga kontrolli i shpërndarësit të drogës rezultoi se 24-vjeçari shqiptar dyshohet se qëndronte ilegalisht në Zvicër.
Ai u arrestua dhe u sekuestruan rreth 700 gramë heroinë, rreth 20 gramë kokainë, më shumë se një kilogram agjent përzierës dhe disa mijëra franga para në dorë.