Qindra shqiptarë të Kosovës me banim në Zvicër kanë protestuar ditën e sotme kundër formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Protesta e tyre në Gjenevë, iu drejtua edhe BE-së, për të cilën pjesëmarrësit thanë se po i bën presion Kosovës për ta themeluar këtë mekanizëm. Tubimi u organizua nga shoqëria civile.
Siç raporton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, të pranishëm në protestë ishin edhe shqiptarë të Kosovës, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi. Por, pjesëmarrës ishin edhe disa deputetë të parlamentit zviceran, të cilët kërkuan që Kosova të mos bosnjëzohet (duke pasur parasysh edhe republikën SRPSKA brenda shtetit të Bosnjë Hercegovinës).
Organizatorët i dërguan një letër OKB-së dhe BE-së duke kërkuar nga këto institucione që të ndalin presonin mbi Qeverinë e Kosovës për të themeluar Asociacionin me arsyetimin se ai do të destabilizonte Kosovën.