Një 37-vjeçare është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj në Zvicër. Mediat vendase raportojnë se nëna e katër fëmijëve u gjet e vdekur në banesën e saj në Vevey. Ka qenë vetë bashkëshorti 42-vjeçar që ka shkuar në polici duke raportuar ngjarjen.
Policia gjeti 37-vjeçaren të vdekur pasi kishte marrë disa goditje me thikë. Sakaq, është hapur edhe një hetim për të sqaruar rrjedhën e ngjarjes dhe motivet e mundshme të krimit të rëndë.