Zvicër/ U vesh si polic dhe tentoi të grabiste, e pëson shqiptari

ZVICËR-/ Një 22-vjeçar shqiptar dhe një 19-vjeçar turk janë arrestuar në qytetin e Baselit pasi janë paraqitur si policë dhe kanë tentuar të vjedhin kartën e bankës të të një moshuare.

Identitetet e të arrestuarve nuk bëhen të ditur por autoritetet zviceriane tashmë kanë nisur hetimet për dy policët e rremë po ata kanë nisur verifikimin nëse karta e 90-vjeçares është përdorur nga hajdutët.

Sipas mediave, shqiptari dhe turku pritet që të gjykohen edhe për vepra të tjera penale.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *