Zvicra jep ‘shpirtin’ deri në fund, Franca mbetet ‘gojëhapur’! Kualifikimi në shtesë

Përfundon koha e rregullt e sifdës Francë-Zvicër. Franca është surprizuar në minutat e fundit, teksa Zvicra ka barazuar rezultatin, duke e çuar ndeshjen në shtesë.
Helvetët surprizuan “Gjelat”, teksa kaluan në avantazh, pas 14 minutave lojë me Haris Seferoviç. Sulmuesi realizoi golin numër 23 me kombëtaren në 78 ndeshje.

Një krosim i bukur i Zuber nga krahu i majtë dhe bomberi fluturoi mbi kokën e Lenglet, duke befasuar Loris.
Zvicra e pati shansin më të mirë të shkonte 2-0 me penalltinë e fituar nga Zuber, por Rodrigez gaboi nga pika e bardhë, i neutralizuar nga Loris. Benzema gjeti rrjetën e barazimit për “gjelat” në minutën e 57, ndërsa 2 minuta më pas shënoi edhe golin e dytë, duke përmbysur gjithçka.

Në minutën e 75, Pol Pogba realizoi një gol spektakolar, ku nga jashtë zone, te topi i kthyer, mati mirë këmbën dhe me një superharkim e dërgoi topin aty ku portieri Somer nuk mund të mbërrinte edhe pse fluturoi…

https://streamable.com/q9czf0

 

Trajektore perfekte, kalibrim preciz nga mesfushori i Mançester Junajtid. Më pas festa e Pogba ka qenë ngrirje si bust me duart e kryqëzuara teksa shihte publikun dhe luante kokën.
Në minutën e 81, Seferoviç ngushtoi diferencën. Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me kualifikimin e Francës, Zvicra barazoi rezultatin, duke e dërguar ndeshjen në shtesë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *