Zvicra liron masat, prej kësaj date heq kufizimet për vizitorët

Të gjithë udhëtarët nga jashtë së shpejti mund të hyjnë në Zvicër ose të aplikojnë për vizë, sipas kushteve të zakonshme, ashtu si dhe para pandemisë. Mësohet se prej 2 Majit, do të hiqen edhe kufizimet e fundit të hyrjes, të vendosura dy vite më parë, për shkak të koronavirusit.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretariati Shtetëror për Emigracion (SEM), nëpërmjet një njoftimi në Twitter.

“Duke filluar nga e hëna pas një jave, më 2 maj, do të zbatohen sërish kriteret normale për udhëtime në Zvicër”, shkruan srf.ch. Vlen të theksohet se një numër vendesh jashtë zonës Shengen dhe Evropës janë ende të listuara si vende me rrezik nga SEM.

Si rezultat i kësaj, jo të gjithë të huajt të cilët dëshirojnë të vijnë nga këto vende për të qëndruar deri në tre muaj në Zvicër pa leje, mund ta bëjnë këtë për momentin. Kjo vlen, vetëm për turistët dhe njerëzit që kërkojnë një punë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *