Italia ka arritur që të marrë një fitore të thjeshtë 3-0 edhe në duelin e dytë të luajtur në “Olimpico” ndaj Zvicrës, njëlloj si ndaj Turqisë. “Të Kaltrit” siguruan kalimin për në turin tjetër, teksa ju mjafton dhe një barazim në duelin e fundit për ta mbyllur në vendin e parë.
Zvicra e nisi më mirë në 5 minutat e para, por më pas Italia mori kontrollin e ndeshjes, me qarkullim të dendur dhe raste të shumta. Chiellini gjeti golin në minutën e 19-të, por arbitri e anuloi për në prekje të topit nga mbrojtësi në zonë, ndërkohë që më pas la fushën i dëmtuar. Italia do ta gjente shumë shpejt goli e rregullt. Në minutën e 26-të, Locatelli me një sprint të fuqishëm konkretizon një pasim të Berardit brenda zonës. Spinazzola ndërkohë pak minuta më pas ju afrua edhe golit të dytë, po goditja shkoi ngjitur me shtyllën.
Në fillimin e pjesës së dytë, Italia gjeti edhe golin e dytë me të njëjtën protagonist. Në minutën e 52-të, Locatelli lëshon një të majtë fantastike në cepin e portës së Sommer, i cili e shoqëron topin me sy në rrjetë. Zvicra has shumë vështirësi në ndërtimin e aksioneve, teksa Xhaka është tërësisht jashtë loje. Berardi dhe Immobile njëri pas tjetrit humbasin të tjera shanse shënimi. 1 minutë nga fundi i kohës së rregullt, sulmuesi i Lazios më në fund arriti që ta dërgonte topin në rrjetë me një goditje në hyrje të zonës.
/Priza.al/