Tifozët e kërkonin në rrjetet sociale për drejtimin e Kombtares por ëndrrat e tyre shuhen sot me Ballkanin që lajmëron marrëveshjen me trajnerin Ilir Daja për rinovimin e kontratës edhe për 2 vite të tjera. Daja drejtoi kosovarët në fitimin e titullit në kampionatin e Kosovës dhe rrugëtimin historik në Europë teksa janë kualifikuar në grupet e Conference League.
Emri i teknikut që ka bërë histori në futbollin shqiptar “urdhërohej” nga tifozët në rrjete sociale që kërkonin një trjaner shqiptar në krye të kuqezinjve. Edy Reja e përfundon kontratën në nëntor dhe pas edicionit të fundit në Nations League nuk pritet të rinovojë me FSHF që duhet të hidhen në treg për një trajner të ri.
Njoftimi i klubit Ballkani: