Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka mbrojtur vazhdimisht idenë që në Botërorin e Klubeve të ketë shumë skuadra. Sot në këshillin e ‘kupolës’ së futbollit botëror është miratuar projekti që do të marrë jetë në qershor-korrik 2025. Do të jenë 32 ekipe që do të marrin pjesë në garë dhe shpërndarja do jetë si më poshtë:
AFC (Azia) 4 klube
CAF (Afrika) 4 klube
Concacaf (Amerika Veriore, Qendrore dhe Karaibet) 4 klube
CONMEBOL (Amerika e Jugut) 6 klube
OFC (Oqeania) 1 klub
UEFA (Europa) 12 klube
Vendi organizator 1 klub
Botërori i Klubeve për vitin 2023 do të mbahet në Arabinë Saudite, i programuar të luhet nga 12 deri në 22 dhjetor.