Graham Potter është trajneri më i ri i Chelseat.47 vjeçari anglez ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.Potter ka drejtuar së fundmi skuadrën e Brighton, ndërsa nuk mund të lihen pa përmendur eksperiencat me Swansea dhe Ostersund.
Vlen të theksojmë se Blutë e Londrës shkakruar dje nga pankina Tomas Tuchel, pas humbjes së hidhur 1-0 në ndeshjen e parë të grupeve në Champions League.Debutimi i Potter te Chelsea do të vijë me datën 10 shtator, në transfertën ndaj Fulham. Aktualisht, skuadra renditët në vendin e gjashtë me 10 pikë.
Me interes të madh pritet të shihet sesi do shkojnë gjërat me Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar, pavarësisht zërave të merkatos, zgjodhi të qëndrojë në Londër, sakaq ashtu siç pritej, po has vështirësi në gjetjen e minutave, pasi konkurrenca është e madhe.