Cristiano Ronaldo nuk do të dënohet për gjestin e turpshëm, që shkaktoi kaq shumë polemika në daljen e tij të fundit për Al-Nassr.
Superylli portugez bëri një ndeshje për tu harruar kundër Al-Hilal të martën, me veprimet e tij që e futën në mikroskop edhe një herë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte me fat që shpëtoi me vetëm një karton të verdhë pasi i dha një ndërhyrje të stilit WWE lojtarit të Al-Hilal, përpara se të përballej me shumë zhurmë nga tribuna e tifozëve rival.
Ronaldo u duk se reagoi ndaj tyre duke kryer gjeste të pahijshme, të cilat sollën reagime të shumta për një denim të mundshëm ndaj tij.
Komiteti Disiplinor dhe Etik i Federatës Saudite të Futbollit e ka shqyrtuar incidentin dhe ka dhënë verdiktin e tij, duke përcaktuar se nuk kërkohet asnjë veprim i mëtejshëm.
Dënimi i vetëm i dhënë nga komiteti është një gjobë prej 15,000 rialësh, e cila nuk mund të apelohet për Al-Nassr për shkak të ardhjes me vonesë të lojtarëve të tyre në fushë për fillimin e pjesës së dytë.
Ronaldo i shpëtoi dënimit pasi u shqyrtuan vetëm të dhënat zyrtare të futbollit , në vend të videove që janë postuar në mediat sociale.