Zyrtare/ Duddelange tremb Tiranën, afron ish-mbrojtësin e Premier League dhe Serie A

Tirana përballet me Duddelange në turin e parë të Champions League. Bardheblutë luajnë ndeshjen e parë në transfertë në 6 korrik në 19:30, me kundërshtarët e kampionëve të Shqipërisë që janë përforcuar së fundmi.

Bëhet fjalë për mbrojtësin veteran, 36-vjeçarin Manuel Marouuan da Costa. I lindur në Francë por me kombësi marokene, mbrojtësi ka një karrierë të pasur në Francë, Hollandë, Itali dhe Angli.

Da Costa ka luajtur për klube me emër si Nancy, PSV, Fiorentina, Sampdoria, West Ham apo Olympiacos e Trabzonspor.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *