Ergys Kaçe ka gjetur ekip të ri. Mesfushori shqiptar do vijojë karrierën në Lituani, duke nënshkruar për FK Panevezys, ekip që ndodhet në vendin e pestë në tabelë.
Kaçe ka udhëtuar mesditën e sotme drejt Lituanisë, aty ku mësohet se ka nënshkruar për 3 muaj, pasi kampionati në këtë vend përfundon për 12 javë.
Besohet se nëse bind, Kaçe do jetë pjesë edhe për sezonin e ri në Lituani. Ish-mesfushori i Kombëtares e mbylli me Veria në Greqi pa u ngjitur në Superligë.
Në karrierën e tij Kaçe provoi për gjashtë muaj të luante me Partizanin, pa lënë gjurmë. PAOK, Panathinaikos, Larisa, Aris, apo edhe Viktoria Plzen janë skuadrat që Kaçe ka luajtur nga 2010